Dje në Prishtinë është mbajtur takimi bilateral në mes të përfaqësuesve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, Ministrisë për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Ministrisë së Financave të Malit të Zi (CFCU) dhe përfaqësuesit e Sekretariatit të Përbashkët Teknik në kuadër të IPA II Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi – Kosova.
Pasi që programi i IPA II për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi – Kosova po shkon drejt finalizimit të implementimit të dy delegacionet diskutuan për Konferencen përfundimtare që do të mbahet në Prishtinë me 29 mars 2024 me prezencë të dy ministrave përgjegjës për këtë program nga Kosova dhe Mali i Zi dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian si donator të programit, kryetarët e komunave nga zona e programit, përfituesit e projektit, mediat etj.
Kurse nga muaji prill i këtij viti fillon zbatimi i programit të ri IPA III dhe se në kuadër të IPA III Programit të bashkëpunimit ndërkufitarë Mali i Zi – Kosovë 2021-2027 në dispozicion janë 7.5 milionë euro për projekte nga Fusha Tematike 1: Përmirësimi i mundësive të punësimit dhe i të drejtave sociale dhe Fushës Tematike 4: Përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe konkurrueshmërisë.