Prishtinë, 18 tetor 2022
Sot është mbajtur takimi i dytë i komitetit drejtues në mes të MAPL-së dhe donatorëve/Demos. Ky takim u kryesua nga zv. Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së, znj. Venera Çerkini, e cila i falënderoi donatorët për angazhimin e tyre të vazhdueshëm.
Gjatë takimit u prezentuan dhe miratuan të gjitha pikat që ndërlidhen me çështjet e Grantit të Performancës së Komunave, planin tranzitor të Demos-it, etj.