Kaçanik, 31.05.2021
Zyrtarët e Divizionit për Zhvillim dhe Menaxhim të Projekteve (Departamenti për zhvillim të qëndrueshëm komunal) duke u bazuar në Planin e Punës së MAPL-së, ka planifikuar vizita dhe takime në komunat respektive ku MAPL do të financoj projektet kapitale për vitin 2021.
Sot i është bërë vizitë komunës së Kaçanikut ku është mbajtur takimi me zyrtarët e drejtorive përgjegjëse për implementimin e projekteve kapitale të kësaj komunë.
Takimin e hapi Zyrtari i lartë për zhvillim dhe monitorimin e projekteve në kuadër të Divizionit për Zhvillim dhe Menaxhim të Projekteve të Mapl-së, ku u zhvillua diskutimi i procedurave për implementimin e projektit me bashkefinancim me komunen në vlerën e bashkefinancinit nga MAPL 145,266.54 €
Gjithashtu u diskutuan obligimet e ndërsjella që dalin nga MeM në mes të MAPL-së dhe Komunës të nënshkruara për vitin 2021, problemet e mundshme që dalin gjatë realizimit të projektit si dhe vërejtjet e evidentuara në projekt dhe tejkalimi i tyre.