Zyrtarët e Divizionit për Zhvillim dhe Menaxhim të Projekteve (Departamenti për Zhvillim të Qëndrueshëm Komunal) duke u bazuar në Planin e Punës së MAPL-së, ka planifikuar vizita dhe takime në komunat respektive ku MAPL do të financoj projektet kapitale për vitin 2021.
Në kuadër të planit të vizitave u mbajt takimi me zyrtarët e drejtorive përgjegjëse për implementimin e projekteve kapitale të komunës se Obiliqit.
Takimin e hapi udhëheqësi i Divizionit për Zhvillim dhe Menaxhim të Projekteve të MAPL-së, ku u zhvillua diskutimi i procedurave për implementimin e 2 projekteve në bashkëfinancim me komunën, ku vlera e bashkëfinancimit nga buxheti i MAPL-së është 374,298.37€.
Gjithashtu u diskutuan obligimet e ndërsjella që dalin nga Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të MAPL-së dhe Komunës të nënshkruara për vitin 2021, problemet e mundshme që dalin gjatë realizimit të projektit si dhe vërejtjet e evidentuara në projekt dhe tejkalimi i tyre.