Mbahet trajnimi për trajnerë për zbatim të programit TpT për komunikimin e MSA-së

Prishtinë, 25 nëntor 2019

Përfaqësuesja e MAPL-së është duke marrë pjesë në trajnimin për trajnerë për zbatim të programit TpT për komunikim të MSA-së, projekt i organizuar nga GIZ-i “Mbështetje për procesin e Integrimit Evropian” në kontest të zbatimit të “Strategjisë së komunikimit dhe informimit në mbështetje të procesit të integrimit evropian të Kosovës 2018-2021”, në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP) dhe Ministrinë e Integrimit Evropian (MIE).

Qëllimi i programit është që të krijojë një grup trajnerësh të komunikimit të MSA-së në programin e forcimit të kapaciteteve të komunikimit për zyrtarët në nivelin qendror dhe lokal, Zhvillim i njohurive për procesin e Integrimit Evropian dhe Zhvillim i aftësive të komunikimit të politikave afatgjate, ndër sektoriale, dhe të koordinuara si rreth çështjeve të MSA dhe integrimit në BE, Zhvillim dhe avancim i aftësive për menaxhim me mediat sociale, Aftësim për transferim të njohurive – “edukimi për të rritur”.