Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) Lubomir Maric ka vizituar sot fshatin Prilluzhë në Komunën e Vushtrrisë me ç’rast është takuar me përfaqësuesit e këtij fshati.
7 Prill 2016
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) Lubomir Maric ka vizituar sot fshatin Prilluzhë në Komunën e Vushtrrisë me ç’rast është takuar me përfaqësuesit e këtij fshati.
Ministri Maric vizitoi fshatin Prilluzhë që për së afërmi të njoftohet me problemet me të cilat ballafaqohen vendasit. Me këtë rast përfaqësuesit e fshatit Prilluzhë kanë paraqitur sipas prioritetit problemet e tyre që i kanë e që duhet të zgjidhen.
Ndër problemet e cekura janë: Asfaltimi i rrugës nga fshati deri ne rrugën magjistrale, asfaltimi i rrugës (një pjesë e vogël e rrugës) deri te varrezat, problemet komunale si mungesa e vendeve për hedhjen e mbeturinave, problem me ndriçim rrugor ….
Ministri Maric ka shrehur gatishmërinë e plotë për zgjidhjen e problemeve në të ardhmen.