Gjatë këtij takimi është diskutuar për zbatimin në praktik të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga insitucionet publike.
Përfaqësuesit e AIP-së, potencuan sfidat e aplikimit në praktikë të këtyre dy ligjeve, duke raste të caktuara në disa nga Komunat e Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër, Ministri i MAPL-së z. Krasniqi, theksoi faktin e publikimit te shpenzimeve të Kabinetit në baza javore – si dokument zyrtar në të cilin mund të kenë çasje të gjitha palët e interesuara.
Gjithashtu Ministri z. Krasniqi përmendi se në çdo thirrje publike nga ana e Ministrisë iu bëhet ftesë publike mediave për të qenë prezent në procedura duke ritheksuar gatishmërinë e MAPL-së për të ofruar bashkëpunim të vazhdueshëm në këtë drejtim.