Prizren, 22-25 qershor 2022
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me misionin e OSCE-së në Kosovë ka mbajtur këshillimin e përbashkët me zyrtarët për Integrime Evropiane të Komunave. Ky këshillim mbahet me qëllim të rishikimit të planit gjithëpërfshirës të komunave në raport me obligimet e Agjendës Evropiane për vitin 2022.
Në kuadër të këtij këshillimi është bërë prezantimi i raportit të përmbushjes së obligimeve nga Agjenda Evropiane Janar-Dhjetor 2021. Po ashtu, është prezantuar themelimi, roli dhe sfidat e mekanizmave komunalë për mbrojtjen dhe pjesëmarrjen e komuniteteve në jetën publike dhe roli i institucioneve të nivelit lokal dhe qendror, si dhe bashkërendimi i aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2022.
Në këtë aktivitet përveç përfaqësuesve të MAPL-së, morën pjesë edhe përfaqësues nga: Ministria për Komunitete dhe Kthim, zyrtarët për Integrime Evropiane të Komunave, si dhe përfaqësues nga misioni i OSCE-së në Kosovë.
Ky aktivitet organizohet çdo vit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me partnerë.