Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare “Terre des Hommes”, ka filluar me ciklin e punëtorive të përbashkëta me komunat sipas rajoneve. Kjo punëtori është mbajtur me komunat e rajonit të Pejës: Pejë, Deçan, Istog, Junik dhe Klinë. Në kuadër të punëtorisë janë diskutuar obligimet e komunave në zbatim të Ligjit për mbrojtje të fëmijës, neni 14 dhe 15.
Përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal theksuan se janë të përkushtuar në përmbushjen e obligimeve ligjore në sfondin e të drejtave të njeriut dhe në vazhdimësi përkrahin komunat përmes projekteve të ndryshme.
Ndërsa, nga ana e komunave u theksua se nevojitet një bashkëpunim i vazhdueshëm me institucionet qendrore dhe organizatat e shoqërisë civile, në veçanti në informimin rreth obligimeve të komunave për të arritur synimet e caktuara.
Në këtë aktivitetet përveç përfaqësueseve të MAPL-së, morën pjesë edhe përfaqësues nga” Terre des Homes” përfaqësues nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale, Zyrtarë Ligjor, përfaqësues nga Njësia për Drejtat të Njeriut në komuna, përfaqësues nga Qendra për Punës Sociale, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale Gjakovë, si dhe përfaqësues nga OJQ “AT”.