Ministrja Redžepi ka mirëpritur misionin vlerësues virtual të Bankës Botërore për projektin e dytë “Lidhja e të Rinjve, përfshirja dhe ndërmarrësia”​

Prishtinë, 04 prill 2020

Dje, datë 03 prill 2020, Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Redžepi, ka realizuar takimin e përbashkët me përfaqësuesit e Bankës Botërore përmes platformës on-line të komunikimit, për të biseduar për “Projektin për lidhjen e të Rinjve: Përfshirja e të Rinjve dhe Ndërmarrësisë në Kosovë.

 

Ministrja Redžepi shprehu falënderime për përfaqësuesit e Bankës Botërore për përkrahjen e tyre sa i përket grantit të parë, për të cilin kanë përfunduar të gjitha procedurat e aprovimit dhe së shpejti pritet fillimi i fazës së parë të implementimit. Po ashtu, ajo falënderoi Bankën Botërore sa i përket përgatitjeve për projektin e dytë që do të përfshijë të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e përfshirjes sociale – ekonomike për fuqizimin e të rinjve, aftësinë tyre të të menduarit kritik, ekspertizën teknike dhe burimet financiare për të mbështetur bizneset fillestare.

Projekti do t’i mundësojë 38 komunave të Kosovës të përfitojnë nga zhvillimi i aftësive dhe kapaciteteve për t’i angazhuar të rinjtë në proceset e pjesëmarrjes qytetare, si dhe investimet në objekte lokale për perspektivë jetësore. Nga projekti do të përfitojnë së paku 7,500 të rinjë kosovar të moshave nga 19-29 vjet me mbështetje në ndërmarrësi si dhe 30,000 femra dhe meshkuj të rinjë me qasje në komunitet dhe objektet komunale përmes përfshirjes në vendim-marrje.

Gjithashtu, përfaqësuesit e Bankës Botërore në bisedë e sipër me Ministren Redžepi, theksuan se janë të kënaqur me procesin e arritur deri më tani, për përkushtimin dhe bashkëpunimin e stafit të MAPL-së, për një periudhë relativisht të gjatë kohore lidhur me procesin e përgatitjes së të gjitha dokumenteve dhe zhvillimin e procedurave për të përfituar projektin.

Aktualisht, projekti është i qasshëm në platformën e konsultimit publik në linkun si vijon:

https://connecting-youth-p166093.yrpri.org/community/1255