Prishtinë, 3 – 5 Qershor 2020
Znj. Vjollcë Jashanica, Zyrtare e Lartë për Informim është pjesëmarrëse në trajnimin (përmbyllës 3 ditor) për trajnerë për zbatim të programit TpT për komunikim të MSA-së, i cili po mbahet online përmes platformës MS Teams.
Realizimi i këtyre trajnimeve është bërë nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) dhe Ministria e Integrimit Evropian (MIE), si dhe mbështetur nga GIZ-i “Mbështetje për procesin e Integrimit Evropian” në kontekst të zbatimit të “Strategjisë së komunikimit dhe informimit në mbështetje të procesit të integrimit evropian të Kosovës 2018-2021”.
Programi i trajnimit ka për qëllim krijimin e një grupi trajnerësh të komunikimit të MSA-së, në drejtim të forcimit dhe zhvillimit të kapaciteteve të komunikimit për zyrtarët në nivelin qendror dhe lokal, njohurive për procesin e Integrimit Evropian dhe aftësive të komunikimit të politikave afatgjate, ndër sektoriale dhe të koordinuara rreth çështjeve të MSA-së dhe integrimit në BE, avancimit të aftësive për menaxhim me mediat sociale, si dhe aftësim për transferim të njohurive – “edukimi për të rritur”.