Zyra për Komunikim Publik në kuadër të MAPL-së ka nisur një cikël vizitash nëpër komunat e Kosovës për të vëzhguar nga afër mbështetjen teknike dhe profesionale që projekti TEAM (Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse) i USAID është duke ia ofruar komunave të Kosovës në avancimin e praktikave të informimit, komunikimit publik, transparencës dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, si dhe në identifikimin e nevojave të zyrtarëve komunal të informimit për ngritje të kapaciteteve të brendshme.
Zv. Udhëheqsja e Zyrës, znj. Vjollcë Jashanica, i shoqëruar nga specialisti i komunikimeve nga projekti TEAM, z. Sali Salihu, gjatë këtyre vizitave kanë diskutuar mbi zbatimin praktik të strategjive komunale për komunikim, sfidat në jetësimin e aktiviteteve të caktuara, nevojat imediate për mbështetje të mëtejme në këtë drejtim, si dhe kanë prezantuar doracakun e procedurave standarde të veprimit për publikimin e akteve dhe dokumenteve në uebfaqet e komunave.
Pas vizitave në Lipjan, Gjakovë, Gjilan dhe Podujevë, cikli do të vazhdojë me takime pune edhe në komunat tjera me synimin që të krijohet një pasqyrë më e qartë mbi nevojat e komunave për mbështetje të mëtejme në funksion të modernizimit të praktikave komunikuese të komunave të Kosovës.