13 shtator 2018, Prishtinë
Ne bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës përkatësisht Kolegjiumin e Administratës Lokale, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe dy përfaqësues nga MAPL-ja, të Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave znj. Flutura Hoxha dhe Edona Berisha.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i Projekt-Udhëzimit Administrativ për funksionimin e qendrave të shërbimeve të qytetarëve të komunës para drejtorëve të administratës të komunave.
Znj. Flutura Hoxha nga MAPL-ja i njoftoi të pranishmit lidhur me procedurën e hartimit të këtij Projekt-Udhëzimi Administrativ po ashtu prezantoi Projekt-Udhëzim Administrativ para Drejtorëve të Drejtorive për Administratë Komunale dhe të njejtit patën rastin të adresojnë pyetje, komente dhe sugjerime për ketë Projekt-Udhëzim Administrativ.