Përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe përfaqësues nga Shoqata Kosovare e të Shurdhërve dhe Handikos, vizituan komunën e Mamushës. Në kuadër të këtij takimi, të pranishmit u pritën nga Kryetari i Komunës z. Abdülhadi Krasniç dhe përfaqësues nga komuna.
Kjo vizitë është pjesë e vizitave në komuna që kanë për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e përbashkët në fushën e promovimit të drejtave të njeriut, në kuadër të aktiviteteve të publikuara me rastin e shpalljes së vitit 2022, vit i personave me aftësi të kufizuara.
Qeveria e Kosovës, Ministritë, komunat dhe Organizatat të cilat përfaqësojnë dhe mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara synojnë të mobilizojnë resurset e tyre për të trasuar rrugën për një Kosovë pa pengesa dhe për të fuqizuar personat me aftësi të kufizuara në mënyrë që ata/ato të mund të gëzojnë të drejtat e tyre dhe të marrin pjesë plotësisht në të gjitha sferat e shoqërisë.
Në fund palët u dakoorduan dhe konfirmuan angazhimin në realizimin e aktiviteteve të parapara në kalendarin e vitit 2022.