Mitrovicë, 6 qershor 2022
Përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës vizituan komunën e Mitrovicës. Në kuadër të këtij takimi, të pranishmit u pritën nga Nënkryetari i Komunës z. Arian Tahiri dhe përfaqësues nga komuna.
Kjo vizitë është pjesë e serisë së vizitave në komuna që kanë për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e përbashkët në fushën e promovimit të drejtave të njeriut, në veçanti për persona me aftësi të kufizuara dhe Kalendarin e aktiviteteve për vitin 2022 ‘Mundësi të Barabarta për të gjithë’. Në këtë takim është diskutuar implementimi i kalendarit të aktiviteteve për PAK, fillimisht në identifikimin e pengesave/barrierave për PAK, duke krijuar kushte të barabarta për një qasje më të mirë fizike në institucionet publike dhe private.
Në fund palët u dakoorduan dhe konfirmuan angazhimin në realizimin e aktiviteteve të parapara në kalendarin e vitit 2022, i shpallur si vit i Personave me aftësi të kufizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.