Prishtinë, 01 korrik 2022
Përfaqësuesi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal sot ka marr pjesë në Konferencën për ndikimin e ndryshimeve të Kuvendeve Komunale në kualitetin e politikave lokale të organizuar nga KLGI.
Në kuadër të konferencës, u lansua analiza hulumtuese mbi pasqyrimin e përbërjes së kuvendeve komunale. Ky dokument analizon përbërjen Kuvendeve Komunale në Republikën e Kosovës, si dhe përbërjen dhe strukturën e Kuvendeve Komunale për mandatin 2021-2025.
Në këtë Konferencë, përfaqësuesi nga MAPL ndër të tjera theksoi rëndësinë e këtij hulumtimi duke nënvizuar se është prej pikave më të rëndësishme për të parë përbërjen e Kuvendeve Komunale, është qasje e duhur për të diskutuar mes akterëve për problemet, sfidat dhe orientimet për të ardhmen në sfondin e qeverisjes lokale.