Prishtinë, 24 qershor 2022
Përfaqësuesit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë realizuar vizitat monitoruese On-the-spot-check në kuadër të Programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar. Këto vizita janë realizuar sipas planit të vizitave të hartuar nga CFCU dhe Organi i Kontrollit për projektet e Thirrjes së dytë për propozime për programin Mali i Zi – Kosovë.
Qëllimi i këtyre vizitave është rishikimi i dokumentacionit origjinal, verifikimi i aktiviteteve të cilat janë realizuar deri me tani, rezultatet e arritura, ndikimi i projektit tek grupet e synuara në nivel ndërkufitar, relacionet ndërmjet partnereve në projekt, si dhe verifikimi i shpenzimeve përkatëse prej fillimit të projektit.
Vizitat janë realizuar tek përfituesit në Malin i Zi, në Bari dhe Podgoricë duke vazhduar pastaj tek përfituesit në Kosovë. Vizitat janë realizuar sipas agjendës së propozuar nga Organi i Kontrollit dhe të aprovuara nga CFCU, si:
• 14 qershor 2022 është realizuar vizita në komunën e Pejës për projektin ‘Trashëgimia kulturore – thesari i rajonit ndërkufitar’;
• 16 qershor 2022 është realizuar vizita tek IADK për projektin ‘Krijimi i vendeve të punës në bujqësi’;
• 17 qershor 2022 është realizuar vizita tek IADK për projektin ’Transhumance – ofertë e re turistike e Kosovës dhe Malit të Zi’;
• 20 qershor 2022 është realizuar vizita tek komuna e Deçanit për projektin ’Qendrat turistike për ofertë më të mirë turistike në zonat malore më pak të favorizuara’; dhe
• 22 dhe 23 qershor 2022 është realizuar vizita tek Caritas Kosova për projektin ‘PRAXIS’.
Pas vizitave monitoruese, përfituesit do të njoftohen me raport lidhur me vizitën, rezultatet dhe dokumentacionin të cilin duhet ta rishikojnë.