EU TASCO dhe Qeveria e Kosovës sot kanë prezantuar Udhëzimin DG NEAR për mbështetjen e BE-së për Shoqërinë Civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë për periudhën 2021-2027. Gjatë këtij takimi u shpjegua se çfarë synon të arrijë mbështetja e BE-së për shoqërinë civile në rajon në partneritet me autoritetet kombëtare, duke përfshirë:
– Krijimin e një mjedisi për shoqërinë civile për të realizuar aktivitetet e saj;
– Fuqizimin e bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet OSHC-ve dhe institucioneve publike, dhe
– Kapacitetet dhe qëndrueshmërinë e OSHC-ve për realizimin efektiv të aktiviteteve të tyre e cila është përforcuar.