Zyrtarët e Strukturës Operative (MAPL) dhe Sekretariateve të 3 programeve IPA të Bashëpunimit Ndërkufitarë, në të cilat Kosova merr pjesë me Shqippëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin i Zi, morën pjesë në punëtorinë me temën “Programet e BNK – Cfarë ofrojnë për rini?” që u mbajt me datë 8 qershor 2023 në Shtëpinë e Europës në Prishtinë.
Punëtoria u organizua nga Iistituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) me qendër në Tiranë, mandatuar nga Komisioni Evropian/DG REGIO për përgatitjen e një pasqyre të njohjes dhe zbatimit në Ballkan të “Youth Manifesto” mbi përfshirjen rinore në Programet INTERREG IPA/IPA CBC të BE. Deri më tani janë organizuar punëtori të tilla në gjithë Ballkanin, për herë të parë edhe në Kosovë. Qëllimi i takimit ishte identifikimi i skenareve të përshtatshme dhe përkrahja e një angazhimi më të madh të rinisë në Ballkan në programet e INTERREG si politikëbërës dhe si përfitues direkt. Në punëtori u paraqiten pikpamjet e MAPL lidhur me nevojën e përfshirjes së rinisë si në tematika prioritare apo ndërsektoriale në këto programe përmes qasjes njeri-me-jeri, ngritjes së kapaciteteve, rrjetëzimit, shkëmbimeve dhe bashkëpunimeve ndërkufitare e rajonale.