Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, z.Goran Rakić, së bashku me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z.Nicholas Abbott, vizituan Mitrovicën e Veriut dhe u takuan me udhëheqjen e re të kësaj vetëqeverisje lokale të kryesuar nga Kryetari i Komunës, z. Milan Radojević. Në takim morën pjesë gjithashtu kryetarët e komunave të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe nënkryetaren e komunës së Mitrovicës së Veriut, Adrijana Hodžić.
Takimi u përqëndrua në çështjet aktuale politike, projektet e ardhshme, punësimin e të rinjve dhe rimëkëmbjen pas pandemisë.
Bashkëbiseduesit kanë të njëjtin mendim se në të ardhmen, bashkëpunimi duhet të përmirësohet për hir të një cilësie më të mirë të jetës për qytetarët, si në komunat në veri ashtu edhe në të gjitha komunat në të gjithë Kosovën.