Prishtinë, 11 shtator 2020
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Pushteti Lokal, Goran Rakić, mirëpriti sot Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësuesin Special, Tomáš Szunyog.
Pasi i uroi mirëseardhje dhe i dëshiroi një mandat të suksesshëm, Ministri Rakić, e njoftoi ambasadorin me kompetencat e ministrisë, planin e punës si dhe aktivitetet.
Të dy palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të negociatave si dhe zbatimin e të gjithë asaj për çfarë është rënë dakord.
Gjithashtu, u bisedua për situatën aktuale në Kosovë, pandeminë dhe rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë.
Ministri gjithashtu informoi Përfaqësuesin Special për situatën në komuna, ofrimin e shërbimeve komunale si dhe sfidat e përditshme të popullatës lokale.
Shefi i Zyrës së BE në Kosovë / Përfaqësuesi Special Tomáš Szunyog, ka konfirmuar ndihmën dhe mbështetjen në të ardhmen, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal.