Znj. Venera Çerkini, Zëvendësuese e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe zyrtarë nga Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në komuna, sot pritën në takim Drejtorin e Zyrës për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit, z. Habit Hajredini, dhe Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, z. Izedin Bytyqi, lidhur me bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta nga Kalendari i vitit 2022, i shpallur vit i Personave me Aftësi të Kufizuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
Përfaqësueset e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal paraqitën aktivitetet dhe projekt propozimin e ecurisë së punës në 5 komunat sipas komponentës së katërt (4) nga Kalendari i aktiviteteve për vitin 2022, në identifikimin e pengesave/barrierave fillimisht, deri te vlerësimi i qasshmërisë së rrugëve-ambientit të hapur apo sheshi, me dizajn dhe kosto.
Gjithashtu, u diskutua për rolin e MAPL-së në promovimin e qeverisjes së mirë, në veçanti promovimin e të drejtave të njeriut, duke përmendur bashkëpunimin e shkëlqyer me ZQM/ZKM, MMPHI dhe komunat në secilën iniciativë dhe program të rëndësishme të të drejtave të njeriut.