Në Rozhajë të Mali të Zi u mbajt Sesioni Informues i radhës dhe Forumi për Kërkimin e Partnerëve për thirrjen e parë për propozime në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë-Mali i Zi.
Në Rozhajë të Mali të Zi u mbajt Sesioni Informues i radhës dhe Forumi për Kërkimin e Partnerëve për thirrjen e parë për propozime në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë-Mali i Zi.
Një numër mjaft i madh i aplikuesve potencial nga te dy anët e kufirit morën pjesë në Sesioni Informues dhe Forumi për Kërkimin e Partnerëve për thirrjen e parë për propozime në kuadër të programit IPA Bashkëpunimi Ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të organizuar në Rozhaj të Mali të Zi.
Hapjen e këtij sesioni e bëri Amela Kovacevic përfaqësuese e Strukturave operative nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian në Malin e Zi e cila" Përshëndeti të pranishmit për interesimin e tyre, falënderoi Strukturën Operative nga Kosova për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm dhe ftoj të gjitha organizatat që të aplikojnë me projekt propozime sa më kualitative nё këtë thirrje.
Nga ana tjetër Drin Haraqija përfaqësues i Strukturave Operative nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pohoi se” Kjo është thirrja e parë për propozime në kuadër të bashkëpunimin ndërkufitar me Malin e Zi. Qëllimi i këtyre sesioneve informuese është që të kemi sa më shumë aplikacione kualitative dhe informim sa më të mirë të palëve të interesuara me rregullat e aplikimit dhe paketë aplikuese, si dhe ftoj organizatat joqeveritare, komunat dhe institucionet tjera nga të dy anët e kufirit për një bashkëpunim sa më të mirë mes tyre.
Kjo është thirrja e parë për projekt propozime në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet dy vendeve e financuar bashkërisht dhe nga Bashkimi Evropian në kuadër të fondeve të IPA-s. Kjo thirrje është rezultat i bashkëpunimit dhe një procesi të gjatë këshillues me palët e interesit dhe përfitues potencial nga Kosova dhe Mali i Zi.
Objektiv i këtij programi është zhvillimi socio-ekonomik i zonës së programit duke nxitur bashkëpunimin dhe iniciativat e përbashkëta. Ky objektiv do të arrihet përmes masave në vijim: Mbrojtja e mjedisit, Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe Kohezioni social e iniciativat njerëz për njerëz.
Kjo thirrje për propozime është lansuar më 16 dhjetor 2013 ndërsa afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 25 mars 2014, ora 16:00 sipas kohës lokale.
Alokimi financiar për këtë thirrje në total arrin shumën prej € 3,240,000( nga të cilat 1,620,000 nga Kosova dhe 1,620,000 nga Mali i Zi)