13 tetor 2023, Pejë
Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokale të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë për Çështje Evropiane të Malit të Zi në kuadër të IPA II Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosova, sot për herë të parë në qytetin e Pejës organizuan aktivitete për të shënuar Ditën e Bashkëpunimit Evropian.
Para të pranishmëve me një fjalë rasti foli Zëvendës Ministri i MAPL-së, Avdulah Dješević si dhe Udhëheqësi për bashkëpunim ekonomik në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Johannes Madsen STENBAEK.
Në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi – Kosova brenda IPA II perspektivës, janë kontraktuar 24 projekte më një vlerë totale mbi 9 milionë euro, disa nga të cilat kanë përfunduar me sukses kurse disa janë ende në procesin e zbatimit. Niveli absorbimit të fondeve të BE në kuadër të këtij programi është 99,43% nga fondet që ishin në dispozicion nga Bashkimi Evropian.
Eshtë finalizuar programi i IPA III 2021 – 2027, për Programin Mali i Zi – Kosovë, dhe është aprovuar me 31 maj të vitit 2022 nga DG NEAR në Bruksel, në vlerën prej 8.4 milion euro, kurse Ligji Nr. 08/L-148 për Ratifikimin e “Marrëveshjes së partneritetit për kornizën financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA III)” ka hyrë në fuqi në korrik 2022.