Takim i përbashkët MAPL dhe OSBE – Trajnimi i Anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë

19 prill 2018

Takim i përbashkët i organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në përkrahje të OSBE-së për trajnimin e Anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë

Qëllimi i këtij trajnimi është rritja e njohurive teorike dhe praktike për Anëtarët e Kuvendeve të Komunave për temat si vijon; Roli i autoritetit mbikëqyrës për Komuna; Detyrat dhe përgjegjësitë e anëtarëve të Kuvendit të Komunës; Përmbushja e kritereve ligjore në lidhje me vendimet kryesore të Kuvendit; Procesi i hartimit të buxhetit në Kuvendin e Komunës, çështjet e barazisë gjinore dhe shqyrtimi administrativ i akteve nënligjore të komunave nga MAPL, konform Rregullores (QRK) Nr. 01/2017 për Shqyrtimin Administrative të Akteve të Komunave.