Në kuadër të takimeve me donatorët, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, sot me datë 25.01.2017, organizoi një takim të përbashkët me donatorët e USAID-it "AVANCOJME KOSOVEN SE BASHKU (AKT) me qëllim të prezantimit të aktiviteteve që janë të parapara në Planin Vjetor të Punës së MAPL-së për vitin 2017. 25 janar 2017, Prishtinë
Në kuadër të takimeve me donatorët, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, sot me datë 25.01.2017, organizoi një takim të përbashkët me donatorët e USAID-it "AVANCOJMË KOSOVËN SË BASHKU (AKT) me qëllim të prezantimit të aktiviteteve që janë të parapara në Planin Vjetor të Punës së MAPL-së për vitin 2017.
Takimin e hapi U.D i Divizionit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, z. Shkëlqim Jakupi, i cili përshëndeti të pranishmit, duke treguar kështu edhe qëllimin e takimit lidhur me përputhjen e planeve të donatorëve dhe MAPL-në, si dhe mbështetjen e tyre në realizimin e Planit të Punës së MAPL-së për vitin 2017. Po ashtu, në kuadër të këtij takimi u theksuan edhe pikat e përbashkëta koordinuese në mes të USAID/ATK dhe MAPL-së në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2017.
Merita Kasapolli, përfaqësuese nga USAID/ATK, më tej shtoi se janë mbajtur edhe takime të mëhershme lidhur me këto çështje, ku janë në konsideratë sugjerimet e Departamenteve/Divizioneve, duke shpjeguar se aktivitetet që do të implementohen nga ana e USAID/ATK për MAPL-në, veç janë të aprovuara.
Udhëheqësit e Departamenteve/Divizioneve të MAPL-së, prezantuan aktivitetet e parapara në Planin e Punës për vitin 2017, dhe të cilat do të mund të gjenin mbështetje nga ana USAID/ATK.
Në fund, palët u ndanë të kënaqura me bashkëpunimin e deritanishëm dhe planifikimin e realizimit të objektivave të përbashkëta në të ardhmen.