Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL në bashkëpunim me programin USAID/AKT, organizoi takimin me zyrtarët komunal për integrime evropiane. Qëllimi i takimit ishte që komunat të informohen për së afërmi për zbatimin e Programit Kombëtar të MSA-së për nivelin lokal (cilësinë e raportimit), për bashkëpunimin ndër komunal dhe për realizimin e projekteve të komunave nga fondi IPA.
3 nëntor 2016, Prishtinë

U diskutua për cilësinë e raportimit dhe mënyrën e përmirësimit të ofrimit të të dhënave dhe informatave nga komunat në periudhat periodike të raportimit. Gjithashtu, nxitja e bashkëpunimit ndër komunal dhe bashkëpunimit komunal ndërkombëtar është konsideruar si një nga prioritet kryesore që komunat duhet ta kenë në agjendën e tyre.
Ndërkaq, sa i përket realizimit të projekteve të komunave nga fondet e IPA-së, të pranishmit patën mundësinë të njoftohen për projektet që komunat kanë përfituar dhe vlerat financiare të realizimit të tyre.