Vendi: Prishtinë, 04 Mars 2022
Zv. Sekretarja e Përgjithshme e MAPL, znj. Venera Çerkini dhe Koordinatorja e Projektit M4Y znj. Florentina Hajdari Hajra janë takuar me Bankën Botërore dhe UNICEF për të diskutuar rreth integrimit te modelit UPSHIFT në kuadër të projektit “Komunat për të rinjtë” në Kosovë.
Zv. Shefja e Zyrës së UNICEF në Kosovë, znj. Larisa Bruun njoftoj Bankën Botërore dhe MAPL se UNICEF është në fazën e fundit të finalizimit të Marrëveshjes Standarde të Bashkëpunimit me MAPL, por siguroj ekipin që partnerët e projektit mund të vazhdojnë me punë intensive rreth integrimit të programit UPSHIFT në kuadër të projektit M4Y.
Zv. Sekretarja e Përgjithshme e MAPL, znj. Çerkini mirëpriti takimin, duke theksuar se MAPL është e gatshme dhe do të përkrahë bashkëpunimin me UNICEF me qëllim përkrahjen sa më të madhe të të rinjve në dhjetë komunat partnere te projektit M4Y. Ndërsa Koordinatorja e Projektit M4Y znj. Hajdari Hajra prezantoj mbi progresin, duke veçuar se partneriteti ndërmjet Organizatës Fasilituese të M4Y dhe organizatës partnere të UNICEF është duke sjellë rezultatet e para me përgatitjen e Manualit për Trajnimet për të rinjtë, dhe natyrisht prezenca e UNICEF edhe në takimet teknike ka ndikuar që aktivitetet të lehtësohen.
Palët e takimit u pajtuan që në mënyrë të koordinimit më të mirë, takimet e rregullta do të intensifikohen, dhe UNICEF do të përkrah projektin edhe para zyrtarizmit të bashkëpunimit.