Konform agjendës për plotësim-ndryshimin e akteve nënligjore, u mbajt takimi i Grupit Punues për plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 2010/03 për procedurën e përfundimit të mandatit të kryetarit të komunës.
Takimin e hapi Kryesuesi e Grupit Punues, z. Driton Xhafa i cila njoftoi se ky takim është koordinuar me AKK- Kolegjiumin e Zyrtareve Ligjor me përkrahjen e OSBE-së, dhe qëllimi është dhënia e komenteve, propozimeve dhe plotësimeve nga niveli lokal përkatësisht nga zyrtarët ligjor ngase të njëjtit zbatojnë në praktikë këtë.
Rekomandim i gjithë akterëve pjesëmarrës lidhur me aktin e lartcekur ishte qe të pezullohet ose të hiqet nga agjenda legjislative në tërësi për faktin se në të njëjtën kohë është në plotësim ndryshim Ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe të fokusohen energjitë profesionale në këtë drejtim.