Takimi i Komisionit të Grantit të Performancës

Prishtinë, 11 tetor 2022

Dje, me datë 10 tetor 2022, është mbajtur takimi i radhës ndërmjet MAPL-së dhe përfaqësuesëve të Donatorëve (EU, Sweden, Switzerland and Norway, DEMOS).

Temë e diskutimimit në këtë takim ishte përfundimi i procesit të vlerësimit të Grantit të Perfomancës së Komunave.

Zv. Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së, Znj. Venera  Çerkini e vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe kontributin e donatorëve përdrejtë këtij procesi.

Poashtu të pranishmit u pajtuan që të vazhdojnë takimet dhe diskutimet, në mënyrë që procesi të jetë sa më efikas dhe më produktiv.

Në fund të takimit ,Zv. Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së Znj. Venera  Çerkini, i falenderoi donatorët për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm.