25 Nëntor 2020, Prishtinë
Zëvendësuesja e Udhëheqësit të Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në komuna të MPL-së znj. Luljeta Ibishi Ferizi, ka marr pjesë në takimin e parë të Grupit Teknik për Mbrojtjen nga Diskriminimi të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, të kryesuar nga z. Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit.
Me datë 11.09.2020- me nr. 138/2020 Kryeministri i Qeverisë se Republikës së Kosovës, ka nxjerrë vendim për Themelimin e Grupit Teknik për Mbrojtjen nga Diskriminimi të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, pas takimit rajonal të muajit tetor të vitit 2020 për integrimin e romëve në Ballkanin Perendimor nga pjesëmarrësit e sheteteve, i cili takim është realizuar në kuadër të Procesit të Berlinit dhe miratimit të Deklaratës së Partnerëve të Ballkanit Perëndimor mbi Integrimin e Romëve, në samitin e vitit të kaluar të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Poznan, Poloni.
Kompetencat e Grupit Tekinik janë bashkëpununimi me institucionet përgjegjëse për të adresuar ankesat nga pjesëtarët e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian për diskriminim ndaj tyre, si dhe bënë procedimin e këtyre rasteve tek institucionet kompetente, realizon aktivitetet për vetëdijesimin e publikut për parandalimin e diskriminimit ndaj pjesëtarëve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian etj.
Në takimin e parë u diskutuan përgjegjësit e grupit, vendosja e prioriteteve dhe kalendari i takimeve, bashkëpunimi me institucionet përgjegjëse si dhe aktivitetet për vetëdijesimin e publikut.
Takimi është mbështetur nga projekti për integrimin e romëve, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, në mënyrë virtuale nëpërmjet platformës Zoom.