Тakimin e parë për plotësim – ndryshimin e Rregullores Nr.04/2013 për Njësinë e Administrimit të Dokumenteve, Arkivin dhe Lëndën Arkivore të Fondkrijuesit

Grupi punues konform Vendimit Nr.02-124 te datës 10.02.2021 dhe planit legjislativ të Ministrisë së Pushtetit Lokal për vitin 2021, ka realizuar takimin e parë për plotësim – ndryshimin e Rregullores Nr.04/2013 për Njësinë e Administrimit të Dokumenteve, Arkivin dhe Lëndën Arkivore të Fondkrijuesit.
Gjatë takimit anëtarët e grupit dhanë rekomandimet e tyre lidhur me plotësim- ndryshimin e rregullores, nëse është e nevojshme të organizohet një takim me arkivistët e komunave (rekomandim i përfaqësueses së Asociacionit të Komunave).