Të gjithë preken nga pabarazia gjinore – gratë, burrat, fëmijët dhe familjet

07 Prill 2021, Prishtinë
Znj. Luljeta Ibishi-Ferizi, Zëvendësuese në Divizionin për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në komuna, ka marr pjesë në takimin online ʺHyrje në Statistikat Gjinoreʺ, të organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e mbështetur nga Statistikat e Suedisë.
Në këtë ngjarje virtuale u prezantua një hyrje gjithëpërfshirëse dhe metodoligjia për barazi gjinore, të dhënat e tregut të punës si dhe nevojat e përdoruesve për Statistikat Gjinore nga znj. Marie Hollertz.