Me datë 4 qershor 2015 në Ndërtesën e Qeverisë ” ish-Rilindja” Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – Fulbright Clinton Fellow, ka mbajtur trajnimin një ditor për Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane me temë “Vlerat e bazuara në lidership/udhëheqësi’”.
Me datë 4 qershor 2015 në Ndërtesën e Qeverisë ” ish-Rilindja” Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – Fulbright Clinton Fellow, ka mbajtur trajnimin një ditor për Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane me temë “Vlerat e bazuara në lidership/udhëheqësi’”.
Temat e prezantuara dhe të diskutuara gjatë këtij takimi ishin për lidership në vendin e punës:
1) Udhëheqja si individ;
2) Aspektet kryesore të udhëheqjes në vendin e punës;
3) Identifikimi i stileve personale të udhëheqjes, anët e forta dhe të dobëta
4) 13 sjelljet e udhëheqësve të besimit të lartë;
5) Identifikimi i zonave për përmirësim në aftësitë personale të lidershipit;
Udhëheqësja e DIEKP-së znj. Rozafa Ukimeraj bëri hapjen e takimit duke u dëshiruar mirë se ardhje të pranishmëve, si dhe njëkohësisht i falënderoj për pjesëmarrjen. Në vazhdim znj. Micaela Thurman nga Fulbright Clinton Fellow theksoi rëndësinë e këtij trajnimi, me qëllim që pjesëmarrësit të kenë mundësinë të shqyrtojnë aspektet e ndryshme të udhëheqjes dhe punën ekipore në mjedisin e punës, si dhe zhvillimin e aftësive të kapaciteteve të nëpunësve civil në avancimin e fushave në: bashkëpunim, transparencë dhe komunikim.
Në vazhdim të trajnimit u bënë ndarja në 3 grupe punuese me temat :
1) Komunikim, delegim dhe menaxhim ekipor;
2) Krijimi i një kulture në punë dhe zhvillimi i një vizioni;
3) Menaxhimi i punës, përgjegjësia dhe transparenca;
Ideja e ndarjes së këtyre grupeve ishte me qëllim që të shihet një këndvështrim i përgjithshëm i ZKIE-ve mbi ndërtimin e vizionit për një lidership të suksesshëm. Në fund, secili nga grupet e përcaktuara bëri prezantimin, kështu duke u fokusuar dhe përqendruar në sfidat e vendit të punës, si dhe në çështjen se si kultura mund të përmirësohet në vendin e punës.
Në përmbyllje të takimit znj. Micaela Thurman si dhe ekipi i MAPL-së, falënderuan të pranishmit për pjesëmarrjen, kontributin dhe interaktivitetin e treguar gjatë trajnimit.