Në kuadër të IPA II Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë – Mali i Zi të financuar nga Bashkimi Evropian në Bijelo Polje të Malit të Zi është mbajtur konferenca për prezantimin e projektit “VEPRO MENÇUR, RUAJE UJIN” nën organizimin e Qendrës Kosovare për Zhvillim – KDC në bashkëpunim me partnerët, Ujësjellësin Bistrica Bijelo Polje dhe Ujësjellësin Hidrodrini nga Peja.
Ky projekt është I financuar në kuadër të Thirrjes së Tretë për propozime të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar me Malin e Zi. Në konferencë morrën pjesë dhe thanë fjalët e tyre përshëndetëse edhe Kryetari i Komunës së Bijelo Poljes në Mal të Zi, z. Petar Smoloviç, Përfaqësuesi I Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, z. Flurim Arifi, Zëvendësues i Drejtorit të Departamentit për bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkufitar, nga Sekretariati i Përbashkët për Asistencës Teknike ka folur edhe z. Gazmir Raci kurse projekti u prezantua nga z. Bujar Nura nga OJQ KDC. Të pranishmëve u janë drejtuar edhe përfaqësuesit Ujësjellësit Bistrica nga Bijello Polja, z.Marko Bulatoviç, Drejtor Teknik si dhe prezantimin e Ujësjellësit “Hidrodrini” e bëri Agron Dreshaj – Drejtor Teknik, të dy këto ndërmarje janë partner të këtij projekti.