Sot me datë 6 Shtator 2018, në ambientet e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, u mbajt takimi i 6-të me radhë i Komitetit Drejtues i Programit IPA II Bashkëpunimi Ndërkufitar Programi Kosovë –Maqedoni 2014-2020.
Në takim u diskutua Raporti i Pestë të Progresit për periudhën prej 15 Janar 2017 deri më 14 Korrik 2018.
Pjesëmarrës në takim ishin: Z. Merita Mushkolaj – Menaxher Programi i BNK në Zyrën e BE-së në Kosovë në rolin e Kryetarit të Komitetit Drejtues të Projektit, Znj. Hajrie Ahmed – Udhëheqëse e Njësisë për Implementimin e IPA BNK që përfaqëson Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, në Maqedoni, Znj Fetije Begolli Udhëheqëse e Departamentit për Bashkëpunim dhe Zvillim Rajonal dhe, Znj. Samire Jaha Kordinatore e programit BNK Kosovë- Maqedoni që përfaqësuan Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë.
Ndërsa Sekretariati i Përbashkët Teknik është përfaqësuar nga Znj. Albertina Binaku – Drejtuese e SPT-së, dhe Berat Limani – Zyrtarë i Antenës.