Zv.ministri i MAPL-së, z. Arbër Vokrri, ka marrë pjesë në takimin me Komunat dhe Organizatën e Shoqërisë Civile, të organizuar nga UNDP në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, Zv. ministri Vokrri, shprehu se në kuadër të MAPL-së, dialogu dhe bashkëpunimi me OSHC-të, është në kuadër të “Forumit Konsultativ për Qeverisje Lokale”, i cili është themeluar për të diskutuar politikat, projektet dhe idetë rreth qeverisjes lokale në Kosovë me qëllim promovimin, dhe avokimin e përbashkët në zhvillimin e mëtutjeshëm të vetëqeverisjes lokale si mekanizëm i përbashkët konsultativ, i krijuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe disa organizata të shoqërisë civile që fokus të punës kanë qeverisjen lokale në Kosovë.
Poashtu MAPL – ja ka vazhduar me përfshirjen e shoqërisë civile në hartimin e politikave dhe legjislacionit për vetëqeverisje lokale dhe në implementimin e strategjisë për vetëqeverisje lokale 2016-2026.
Bashkëpunimi me OSHC-në, në ndikimin dhe thelbin e organizimit dhe funksionimit të qeverisjes lokale, duke ruajtur kornizën kushtetuese dhe duke siguruar komunat me kapacitete të duhura dhe profesionale për ushtrimin e kompetencave të tyre si promovimin, qëndrueshmërinë, avancimin e demokracisë lokale dhe përfshirjen e shoqërisë civile, dhe qytetarët në bërjen e politikave lokale, tha Zv. Ministri i MAPL-së, z. Arbër Vokrri.