1 qershor 2021, Prishtinë
Zyrtaret e MAPL-së kanë marrë pjesë në trajnimin online “Komunikimi publik për gratë në qeveri” të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë1 qershor 2021, Prishtinë
Zytaret e MAPL-së, Znj. Vjollcë Jashanica, Zëvendësuese e Udhëheqësit të Divizionit për Komunikim Publik, Znj. Blerta Halimi, Udhëheqëse e Divizionit për Bashkëpunim Ndërkomunal, Znj. Fatmire Berisha, Zëvendësuese e Udhëheqësit të Divizionit për Bashkëpunim Ndërkufitar dhe Zyrës Koordinuese për Bashkëpunim Ndërkufitar, Znj. Ganimete Salihu, Udhëheqëse e Divizionit për Avancim të Kapaciteteve dhe Reformave Komunale dhe Znj. Luljeta Ibishi – Ferizi, Zëvendësuese e Udhëheqësit të Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Komuna, kanë marrë pjesë në trajnimin online “Komunikimi publik për gratë në qeveri” të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Qëllimi i këtij trajnimi është forcimi i njohurive të zyrtareve qeveritare për komunikimin publik, me theks në platformat e mediave sociale, në mënyrë që gratë në qeveri të rrisin kapacitetet e tyre profesionale.
Gjatë këtij trajnimi u prezantuan aftësitë digjitale të komunikimit, përfshirë përcaktimin e audiencës, aftësitë e brendshme dhe të jashtme të komunikimit, si dhe teknika të ndryshme të komunikimit bazuar në grupin e synuar dhe karakteristikat e audiences, aspektet teknike të komunikimit përmes mediave sociale, dallimet në komunikim përmes platformave të ndryshme sociale, (Facebook, Twitter, Instagram), Komunikimi në krizë – komunikimi reaktiv kundrejt atij proaktiv si dhe Menaxhimi i gjuhës së urrejtjes dhe seksizmit në platformat sociale.