Zyrtarja Teuta Fazliu nga Divizioni për të Drejtat e Njeriut ka marrë pjesë në punëtorinë një ditore si monitoruese e projektit GIZ/SoRi-MAPL

7 shtator 2018

Zyrtarja Teuta Fazliu nga Divizioni për të Drejtat e Njeriut, ka marrë pjesë në punëtorinë një ditore si monitoruese e projektit GIZ/SoRi-MAPL rreth të drejtave sociale të grupeve në nevojë.
Punëtoria kishte për qëllim vlerësimin e punës së anëtarëve të grupeve punuese, sfidat e realizimit të projektit si dhe hartimin e planit të veprimit për vitin 2019.


Në takim ishin pjesëmarrës 5 pilot komuna të projektit Giz/Sori – MAPL : Prishtina, Prizreni, Ferizaji, Mitrovica dhe Drenasi.