Takimi i IV- të i Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian

Zëvendëskryeministri  i Kosovës dhe Ministër  i  Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic  mori pjesë në takimin  e katërt të  “Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian”

19 mars 2013, Prishtinë

Zëvendëskryeministri  i Kosovës dhe Ministër  i  Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic  mori pjesë në takimin  e katërt të  “Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian” , organizuar nga Zyra e  Presidentes së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga. Në  takim  morri  pjesë edhe  Komisionari për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Z. Stefan Fule.

Në këtë takim është biseduar për avancimin e reformës në kuadër të Integrimit  Evropian të Kosovës, për procesin e liberalizimit të vizave  si dhe për strategjinë për integrimin  evropian.

Në takimin e katërt “Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian”, pos zëvendëskryeministrit Petrovic, presidentes  Jahjaga dhe Komisionarit  për Zgjerim në BE, Stefan Fule,  ishin të pranishëm edhe  Kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës z. Jakup Krasniqi,  Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Drejtësisë, z. Hajredin Kuçi, Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku,  Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë z. Samuel Zhbogar, udhëheqës të partive politike, zyrtarë  të shoqërisë civile, përfaqësues të Odës Ekonomike dhe Akademisë së Shkencës.