Me qëllim të avancimit të qeverisjes lokale drejt reformimit dhe organizmit territorial dhe administrativ të komunave, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizoi konferencën me temën “Reforma Territoriale në vetëqeverisjen Lokale” ku morrin pjesë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtare të qeverisjes lokale.
Me qëllim të avancimit të qeverisjes lokale drejt reformimit dhe organizmit territorial dhe administrativ të komunave, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizoi konferencën me temën “Reforma Territoriale në vetëqeverisjen Lokale” ku morrin pjesë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtare të qeverisjes lokale.
Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Besnik Osmani tha se reforma territoriale në qeverisjen lokale ka për qëllim trajtimin dhe analizën e komunave të Republikës së Kosovës në dhjetë vjetët e ardhshme dhe deri në finalizimin e saj që do të përcillet me debate dhe diskutime të të gjithë akterëve me interes.
Nisur nga perspektiva e MAPL-së, z. Osmani tha se qeverisja lokale në Kosovë është karakterizuar me procesin e bartjes së kompetencave në komuna dhe krijimin e komunave të reja për avancimin e komuniteteve në Kosovë, por kjo nuk mjafton për ta konsideruar si një misionin të mbyllur avancimin e mëtutjeshëm.
“Këto procese kanë dhënë rezultate por nuk paraqesin pikën e fundit të këtij procesi sepse qeverisja lokale në Kosovë duhet të jetë në përputhje të plotë me aspiratat evropiane që nënkupton avancimin e mëtejmë të parimeve të demokracisë lokale” tha sekretari Besnik Osmani.
Ai tha se reforma territoriale qeverisjes lokale e përdorur si një mjet për të integruar pakicat nuk ka dhënë efektin e vet në avancimin e qeverisej lokale në një fazë afatgjate, derisa element i rëndësishëm i avancimit të komunave vazhdon të mbetet edhe organizmi territorial për qëllime ekonomike.
z. osmani theksoi se reforma territoriale duhet të jetë në shërbim të funksionimit më të mirë të vetëqeverisjes lokale dhe t’i kontribuojë zbatimit të parimeve kryesore të qeverisjes lokale: parimit të efikasitetit, efektivitetit dhe subsidiaritetit ndërsa niveli i zhvillimit të demokracisë lokale, kapaciteti fiskal dhe kapitali human janë çështjet fondamentale në organizimin territorial të vendit.
Gjatë prezantimit të Praktikave më të mira të BE-së për organizimin territorial të njësive të vetëqeverisjes, Eksperti nga UNDP z. Roman Lavtar, tha se bartja e kompetencave nga pushteti lokal në atë qendror është njëra nga parimet që përdoret për ti dhënë përparësi komunave për një organizimin dhe funksionimin më të mirë të vetëqeverisjes lokale. Ndërsa lidhur me ndryshimin e kufijve territorial dhe krijimin e komunave të reja, z. Roman Lavtar tha se ndryshimet e kufijve territorialë nuk duhet të bëhen pa konsultim paraprak të bashkësive lokale, me mundësinë e organizmit të referendumit lokal.
Është e rëndësishme që të garantohet e drejta dhe aftësia e autoriteteve lokale për të rregulluar dhe menaxhuar punët publike nën përgjegjësinë e tyre dhe në interes të popullatës lokale tha Eksperti nga UNDP z. Roman Lavtar gjatw prezantimit të tij.
Drejtori Ekzekutiv i institutit GAP, z. Agron Demi tha se ekziston një besim se sa më shumë të zhvillohet teknologjia dhe të përhapet interneti, vendet e punës do të zvogëlohen dhe shërbimet do të përmirësohen, por në Kosovë, viteve e fundit dëshmohet e kundërta që me përhapjen e internetit ka rritje të vazhdueshme të të punësuarve në shërbimin civil.
z. Demi tha se sipas hulumtimeve të Index Kosova, në nëntor 2009, 53% e shtëpive në Kosovë ishin të lidhura me internet Në të njëjtën kohë, sipas të dhënave të departamentit të Shërbimit Civil të Ministrisë së Administratës Publike, në 2009 në administratën komunale në Kosovë ishin të punësuar 5.187.
Ndërsa katër vite vonë, në qershor 2013, 79% e shtëpive janë të lidhura me internet ndërsa numri i shërbyesve civil në nivel komunal në qershor 2013 ishte 6.032 të punësuar.
Lidhur me këtë fenomen z Demi tha se komunat gjatë procesit të rekrutimit të punonjësve duhet ta respektojnë Vendimin e Qeverisë se Kosovës nr 10/46 i dhjetorit 2008 për kriteret e madhësisë së administratave lokale i cili përcakton rregullat dhe kufizimet lidhur me madhësinë e administratës në komuna.