Në takimin e shtatë të Këshillit Nacional për Integrime Evropiane në të cilën ka marrë pjesë komisionari evropian për zgjerim, z. Stefan Fule, Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit z. Jakup Krasniqi, kryeministri z. Hashim Thaçi, Prefaqesusi Special i Unionit Evropian në Kosovë z. Samuel Zhbogar, përfaqësus të shoqërisë civile, lider të partive politike, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z.Sllobodan Petrovic, i cili tha se eurointegrimi është qëllim më i rëndësishëm i Kosovës. 06 maj 2014
Në takimin e shtatë të Këshillit Nacional për Integrime Evropiane në të cilën ka marrë pjesë komisionari evropian për zgjerim, z. Stefan Fule, Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit z. Jakup Krasniqi, kryeministri z. Hashim Thaçi, Prefaqesusi Special i Unionit Evropian në Kosovë z. Samuel Zhbogar, përfaqësus të shoqërisë civile, lider të partive politike, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z.Sllobodan Petrovic, i cili tha se eurointegrimi është qëllim më i rëndësishëm i Kosovës.
“Ne jemi të vetëdishëm se realizmi i këtij qëllimi të anëtarësimit të plotë në Unionin Evropian paraqet një sfidë të madhe, por edhe një mundësi kur janë në pyetje reformat e nevojshme që duhet të realizohen. Ne jemi të gatshëm për këto sfida dhe jemi të gatshëm të shfrytzojmë këtë mundësi “, tha Petrovic.
Petrovic ka përkujtuar se, Ministria për Vetqeverisje Lokale ka qenë e kyqyr në mënyrë aktive në procesin e zgjedhjeve lokale në tërë territorin e Kosovës, duke mbikqyrë edhe komunat në veri të Kosovës.
Ministri ka perkujtuar se komunat me përkrahje të institucioneve qendrore kanë arritur të thjeshtojnë dhe të zvoglojnë kohën e procedurave administrative, kanë përmirsuar dhe kanë kontribuar për të drejtat e njeriut, në bazë të planeve buxhetore dhe të mundësive, kanë ndarë mjete për përkrahjen dhe modernizimin e sektorit privat që bie deri te hapja e vendeve të reja të punës. Komunat kanë formuar këshillat komunale për siguri në bashkësi.
Gjithashtu ka paralajmeruar se Ministria për Vetqeverisje Lokale ka perfunduar Projekt Strategjinë për vetqeverisje Lokale për 10 vitet në vijim, që do të jetë udhzues i qartë për sigurimin e një admnistrate moderne përmes ofrimit efektiv dhe kualitetit te ofrimit të shërbimeve.
Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Vetqeverisjes Lokale ka perfunduar: ”Qëllimi ynë kryesor është të formojmë një shtet modern evropian – me mardhënie të mira fqinjësore, me implementimin e qeverisjes të së drejtës, respektimin e minoriteteve dhe të ndryshimeve, me politikën stabile sociale dhe ekonomike – shtetin që do të jetë faktor stabiliteti dhe shembujve pozitiv në regjion dhe më gjërë .