Punëtoria mbi “Klasifikimin e Informacionit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Me qëllim të ofrimit të informatave lidhur me ligjet përkatëse për transparencën në institucionet lokale të qeverisjes, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në organizuan punëtorinë njëditorë me zyrtarët komunal me temën  mbi Klasifikimin e Informacionit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. 28 maj 2014
   
Me qëllim të ofrimit të informatave lidhur me ligjet përkatëse për transparencën në institucionet lokale të qeverisjes, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në organizuan punëtorinë njëditorë me zyrtarët komunal me temën  mbi Klasifikimin e Informacionit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Në punëtorinë mbajtur në rajonin e Pejës, me pjesëmarrës  të zyrtarëve  nga  komunat Pejë, Deçan, Istog , Klinë, Junik dhe  Gjakovë, përfaqësues të shoqërisë civile  dhe gazetarë, u diskutua rreth zbatimit të ligjit për qasje dokumente publike duke përfshirë edhe të drejtat dhe kufizimet që janë të parapara me Klasifikimin e Informacionit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Panelistë të punëtorisë  ishin,  z. Krenar Loshi, Shef i Seksionit për Qeverisje Lokale, Misioni I OSBE-së në Kosovë, z. Mentor Hoxhaj nga  Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,  Znj. Lumnije Demi, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe  Nensi Jasharaj nga OSBE.

Në trajnim ishin  gjithsej 23 pjesëmarrës, zyrtarë përgjegjës të gjashtë komunave, Pejë, Deçan, Istog , Klinë, Junik dhe  Gjakovë dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë.

Aktiviteti për “Klasifikimin e Informacionit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, u organizua në kuadër të projektit për zhvillimin e transparencës në komuna, si vazhdimësi e zbatimit të ligjit për qasjen në dokumenteve publike   ka nisur vitin e kaluar dhe do të vazhdoj të realizohet në të gjitha regjionet e Kosovës.