Udhëheqësi i Departamentit për Performancë dhe Transparencë Komunale, z. Avni Sahiti, së bashku me zyrtarët e Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Komuna vizitoi komunën e Obiliqit, ku u prit nga Kryetari i Komunës z. Xhafer Gashi, Nënkryetari për Komunitete z. Slavisa Jakovlevic si dhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale z. Ibush Mjekiqi.
6 shkurt 2015
Udhëheqësi i Departamentit për Performancë dhe Transparencë Komunale, z. Avni Sahiti, së bashku me zyrtarët e Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Komuna vizitoi komunën e Obiliqit, ku u prit nga Kryetari i Komunës z. Xhafer Gashi, Nënkryetari për Komunitete z. Slavisa Jakovlevic si dhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale z. Ibush Mjekiqi.
Udhëheqësi i DPTK-së e informoi Kryetarin lidhur me aktivitetet ne kuadër të fushatës për regjistrim FALAS të faktit të lindjes dhe regjistrimin e mëvonshëm për komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian, e cila do të zgjas deri më 15 mars 2015.
Kjo fushatë bëhet me qëllim të promovimit të drejtave të komuniteteve, si segment i rëndësishëm i drejtave universale të njeriut dhe përmbushjes së detyrave që dalin nga Plani i Veprimit për Liberalizimin e Vizave për Republikën e Kosovës.
Në takim është adresuar edhe çështja e Pakos Ligjore për të Drejtat e Njeriut: Projektligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi, Projektligjin për Barazi Gjinore dhe Projektligjin për Avokatin e Popullit, ku nivelit komunal ju është dhënë mundësia e ofrimit të komenteve dhe sugjerimeve për plotësimin e ndryshimeve të Projektligjeve.
Kryetari Gashi, shprehi mbështetjen e tij, për angazhimin dhe organizimin e përmirësimit të kushteve për ofrimin e shërbimeve për regjistrimin në gjendje civile, që do të ndikon në gjendjen ekonomike dhe sociale më të mirë për komunitetin RAE.
Nënkryetari z. Jakovlevic, njoftoi përfaqësuesit e MAPL-së, se në komunën e Obiliqit ekziston edhe problemi i komunitetit serb të paregjistruar në mungesë të dokumentacionit dhe kërkoi që edhe këtij komuniteti t’ju mundësohet regjistrimi në të ardhmen.
Në takimin e përbashkët u zotuan se do të kenë bashkëpunimin dhe koordinimin maksimal për të përmbyllur fushatën me sukses duke regjistruar numër sa më të madh të personave të identifikuar si të paregjistruar gjerë më tani.
Gjithashtu përfaqësuesit e komunës u zotuan që pas konsultimeve të Pakos Ligjore për të Drejtat e Njeriut do ofrojnë komente dhe rekomandime për plotësim ndryshimet e Pakos Ligjore konform afatit kohor të dhënë nga Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit
Pas përfundimit të takimit të përbashkët me zyrtarët komunal për procesin e regjistrimit u vizituan disa familje, kampi i Plemetinit dhe dy qendra mësimore edukative në këtë vend.
Me këtë rast u shpërnda edhe material promovues si: banera, broshura dhe bluza me moton ”Realizo të drejtat tua, REGJSTROHU”, në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe në gjuhën rome, ku zyrtarët komunal do vazhdojnë fushatën deri në arritjen e regjistrimit të plotë të personave të identifikuar si të paregjistruar me qëllim të integrimit të tyre.