Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vazhduar aktivitetin e fushatës informuese për regjistrimit falas të komunitetit Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian, në Komunën e Kamenicës me ç’rast Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, në kuadër të këtij aktiviteti, vizitoi komunën e Kamenicës ku u prit nga Kryetari I Komunës z. Begazad Sinani. 13 shkurt 2015, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vazhduar aktivitetin e fushatës informuese për regjistrimit falas të komunitetit Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian, në Komunën e Kamenicës me ç’rast Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, në kuadër të këtij aktiviteti, vizitoi komunën e Kamenicës ku u prit nga Kryetari I Komunës z. Begazad Sinani.
Zëvendësministri Bajram Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Kamenicës, z. Begazad Sinani, vizituan një familje rome në fshatin Strezos të kësaj komune, ndërsa z. Begazd Sinani, njoftoi se në komunën e Kamenicës jetojnë gjithsej rreth 520 banorë të komunitetit rom, dhe të regjistruar janë të gjithë banorët e këtij komuniteti, përveç një familje që ka 5 fëmijë dhe dy prej tyre ende nuk janë të regjistruar.