Zëvendësministri i Administrimit të Pushtit Lokal, z. Bajram Gecaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së, z. Besnik Osmani pritën në takim studentët e Universitetit FAMA të Prishtinës. Në këtë takim studentët e Universitetit FAMA u njoftuan lidhur me fushëveprimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe organizmin e qeverisjes lokale në Kosovë. 15 prill 2015, Prishtinë
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtit Lokal, z. Bajram Gecaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së, z. Besnik Osmani pritën në takim studentët e Universitetit FAMA të Prishtinës. Në këtë takim studentët e Universitetit FAMA u njoftuan lidhur me fushëveprimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe organizmin e qeverisjes lokale në Kosovë.
Sekretari i Përgjithshëm I MAPL-së, z. Besnik Osmani njoftoi studentët lidhur me rolin e MAPL-së në raport me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjshmërisë në komuna, mbështetjen e MAPL-së për komunat në fushën e avancimit të shërbimeve për qytetarët, si dhe format tjera të bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe lokal. Në takimin me studentët e Kolegjit Fama gjithashtu u diskutua edhe për mënyrën e ndarjes së buxhetit në komuna, se si dhe funksionimi i administratës komunale dhe mënyrën e organizimit. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për funksionimin e komunave Veriore dhe mënyrën e organizmit të tyre.
Zëvendësministri Bajram Gecaj dhe Sekretari Besnik Osmani, shprehën gatishmërinë e tyre për ti ndihmuar studentët edhe në të ardhmen duke ofruar informata për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes lokale në Kosovë.