Në kuadër të agjendës së rregullt për vizita në Komuna, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic vizitoi Komunën e Dragashit me ç’rast u prit nga Kryetari i Komunës z. Salim Jenuzi… 28 prill 2011
Në kuadër të agjendës së rregullt për vizita në Komuna, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic vizitoi Komunën e Dragashit me ç’rast u prit nga Kryetari i Komunës z. Salim Jenuzi.
Gjatë vizitës në Komunën e Dragashit, Zëvendëskryeministri Petrovic u njoftua me gjendjen e përgjithshmenë këtë Komunë, e cila është cilësuar se mjaft stabile, por që ka nevojë për një mbështetje më të madhe nga Qeveria qendrore duke marrë parasysh faktin se përballët me probleme të ndryshme infrastrukturore.
Zëvendëskryeministri Petrovic, tha se do jetë zë i fuqishëm në kabinetin Qeveritar, për ti zgjidhur problemet më të cilat preokupohen qytetarët, si dhe mbështetjen për të ofruar mundësi për investime në këtë Komunë.