Zëvendëskryeministri Petrovic takoi Drejtorin e Bankës Botërore z. Ranjit Nayak

"Jemi këtu të punojmë me kapacitet të plotë për ti mbështetur komunat në të gjitha sferat  e zhvillimit dhe forcimit të qeverisjes lokale ” "Jemi këtu të punojmë me kapacitet të plotë për ti mbështetur komunat në të gjitha sferat  e zhvillimit dhe forcimit të qeverisjes lokale ”

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, u takua sot  me Drejtorin  i Bankës Botërore në Kosovë, z. Ranjit Nayak.

Takimi pati për qëllim diskutimet rreth mundësive të bashkëpunimit mes MAPL-së dhe Bankës Botërore  për implementimin e projekteve nga Banka Botërore në Komuna e posaçërisht projektet që ndihmojnë zhvillimin ekonomik  dhe atë të infrastrukturës në nivelin lokal.

Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se  Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal është e interesuar ti mbështesë komunat në drejtimin e zhvillimit ekonomik, infrastrukturës dhe  projekte tjera zhvillimore me interes për komunat.

"Jemi këtu të punojmë me kapacitet të plotë për ti mbështetur komunat në të gjitha sferat  e zhvillimit dhe forcimit të qeverisjes lokale ” tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i MAPL-së,  z. Slobodan Petrovic, gjatë takimit me Drejtorin  i Bankës Botërore në Kosovë, z. Ranjit Nayak.

Drejtori  i Bankës Botërore në Kosovë, z. Ranjit Nayak tha se Projektet të cilat do ti implementoj Banka Botërore në Kosovë do të fokusohen në  nevojën e komunave dhe identifikimin e prioriteteve nga vet komunat, ndërsa  do orientohen në disa pika të rëndësishme si në  zhvillimin e infrastrukturës, fuqizimin e përfshirjes  së  qytetarëve në qeverisjen lokale dhe projekte tjera me interes.