"Jemi këtu të punojmë me kapacitet të plotë për ti mbështetur komunat në të gjitha sferat e zhvillimit dhe forcimit të qeverisjes lokale ” "Jemi këtu të punojmë me kapacitet të plotë për ti mbështetur komunat në të gjitha sferat e zhvillimit dhe forcimit të qeverisjes lokale ”
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, u takua sot me Drejtorin i Bankës Botërore në Kosovë, z. Ranjit Nayak.
Takimi pati për qëllim diskutimet rreth mundësive të bashkëpunimit mes MAPL-së dhe Bankës Botërore për implementimin e projekteve nga Banka Botërore në Komuna e posaçërisht projektet që ndihmojnë zhvillimin ekonomik dhe atë të infrastrukturës në nivelin lokal.
Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal është e interesuar ti mbështesë komunat në drejtimin e zhvillimit ekonomik, infrastrukturës dhe projekte tjera zhvillimore me interes për komunat.
"Jemi këtu të punojmë me kapacitet të plotë për ti mbështetur komunat në të gjitha sferat e zhvillimit dhe forcimit të qeverisjes lokale ” tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i MAPL-së, z. Slobodan Petrovic, gjatë takimit me Drejtorin i Bankës Botërore në Kosovë, z. Ranjit Nayak.
Drejtori i Bankës Botërore në Kosovë, z. Ranjit Nayak tha se Projektet të cilat do ti implementoj Banka Botërore në Kosovë do të fokusohen në nevojën e komunave dhe identifikimin e prioriteteve nga vet komunat, ndërsa do orientohen në disa pika të rëndësishme si në zhvillimin e infrastrukturës, fuqizimin e përfshirjes së qytetarëve në qeverisjen lokale dhe projekte tjera me interes.