Slobodan Petrovic takoi Ministrin z. Ivan Brajovca Ministër i Punëve të Brendshme në Malin e Zi z. Ivan Brajovca

Ndër temat e diskutimit kanë qenë edhe refuxhatët kosovarë që përkohësisht jetojnë në Mal të Zi për të cilat Qeveria e Kosoves sot ka marr  zotime se do të ofrojë evidencë të qartë nga librat amzë në mënyrë që ata mund të integrohen në shoqërinë malazeze… Ndër temat e diskutimit kanë qenë edhe refuxhatët kosovarë që përkohësisht jetojnë në Mal të Zi për të cilat Qeveria e Kosoves sot ka marr  zotime se do të ofrojë evidencë të qartë nga librat amzë në mënyrë që ata mund të integrohen në shoqërinë malazeze apo me vullnetin e tyre kthehen në Kosovë  ku Qeveria kosovare do të ofrojë mbështetjen e plotë të ri-integrimit në institucione e shoqëri.

Me theks të u  diskutua për mundësitë e sensibilizimit të mëtutjeshëm të procesit te binjakzimit midis komunave dhe midis dy  vendeve.

Po ashtu dy  Ministrat u dakorduan  të plotë edhe për vazhdimin në këtë vit të organizimit të Konferencës ndërkombëtare ne fushën e vetëqeverisjes lokale për të cilën konferencë  vitin e kaluar, nikoqire e organizimit ishte Kosova.

Gjithashtu dy Ministrat dakorduar për nënshkrimin e marrëveshjes shtetërore  për bashkëpunim ne fushën e vetëqeverisjes lokale ku do të precizohen format dhe pjesëmarrësit e bashkëpunimit në fushën e pushtetit lokal.

Ndër të tjera në takimin mes dy Ministrave ishte edhe  suksesi qe po tregojnë strukturat operacionale të 2 vendeve në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar dhe janë marr zotimet për konkretizimin e saj me projekte te veçanta, për të cilat tashmë Komisioni Evropian ka ndarë edhe mjete buxhetore për financimin e tyre në kuadër të komponentës se dytë të IPA-së.